Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë organizon eventin për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Në kuadër të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zhvilloi një event të dedikuar ndergjegjësimit dhe mbështetjes së këtij komuniteti. Në aktivitet morën pjesë drejtues të Ambasadës, përfaqësues të Ministrisë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Ambasadori i Arabisë Saudite zoti Faisal bin Ghazi Hafzi dha disa çmime për ata që kanë kontribuar me shumë për përmirësimin e jetës së përditshme të personave me aftësi të kufizuara.

Gjatë eventit u theksua rëndësia e krijimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku çdo person të ketë akses të barabartë në shërbime, edukim dhe mbështetje. Diskutimet sollën në vëmendje nisma dhe praktika që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të personave me aftësi të kufizuara dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori Faisal bin Ghazi Hafzi njihet për dashamirësinë ndaj popullit shqiptar dhe mbetet një nga ambasadorët më të afërt me Shqipërinë. Ai organizoi edhe Javën e Kulturës së Arabisë Saudite në Tiranë, një aktivitet brilant, që u cilësua nga qytetarët e kryeqytetit, si më i miri ndër gjithë javët kulturore të shtetëve të tjera pjesmarrëse në këtë eviniment.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Swiss Digital, e përfaqësuar nga CEO Armando Dorti. Agjencia kontribuoi duke zhvilluar një platformë digjitale të dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta, një nismë që synon t’i ndihmojë ata përmes teknologjisë dhe materialeve të përshtatura edukative. Ky kontribut u vlerësua nga Ambasada e Arabisë Saudite, e cila i akordoi Swiss Digital një simbol mirënjohjeje.

Swiss Digital, si një ndër agjencitë kryesore në fushën e teknologjisë dhe marketingut në vend, vazhdon të spikasë për projektet e saj inovative dhe përkushtimin ndaj iniciativave me impakt social. Pjesëmarrja në këtë event konfirmon rolin e saj në sjelljen e zgjidhjeve moderne dhe të dobishme për komunitetin.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?