Ambasada e BE: Drafti i medias u ndryshua, por jo sipas rekomandimeve tona

Një tjetër shuplakë nga ndërkombëtarët ka ardhur për qeverinë “Rama” lidhur me ligjin “antishpifje”.
Ambasada e BE në Tiranë, në një deklaratë për mediat, pranon se drafti është ndryshuar gjatë mbrëmjes së djeshme, por thotë se nuk janë marrë parasysh gjithë rekomandimet e ndërkombëtarëve.

Ambasada e BE thekson se është e rëndësishme që rekomandimet e fundit që janë bërë sot për ligjin nga Komisionerja e KE, Dunja Mijatoviç të merren parash në hartimin e ligjit.

Ndërkohë gazetari Koloreto Cukalli deklaroi në “Ora News” se ditën e sotme rreth 10 përfaqësues të ambasadave të huaja në Tiranë kanë takuar shoqatave të mediave. Cukalli deklaroi se ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u ka thënë të pranishmëve në takim se “BE nuk e pranon këtë ligj”. Zyrtarisht sot ka reaguar zëdhënësja e KE-së e cila tha se ligji nuk përmbush rekomandimet e Komisionit Europian.

SHKARKO APP