Ambasada e SHBA: Aplikimet për lotarinë amerikane do të nisin nga e para
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për lotarinë amerikane.
Ambasada deklaron se “për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë”.
Duke shprehur keqardhjen, ambasada e SHBA në Tiranë njofton se do të ketë një tjetër afat për procesin e aplikimeve. “Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA: “Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna”.
Në sqarimin e selisë diplomatike në Tiranë nuk jepen detaje për anulimin e procesit. Këtë vit ka pasur rreth 200 mijë shqiptarë që kanë aplikuar për këtë lotari. Në jo pak raste, sistemi online ka pasur probleme dhe ka dalë jashtë funksionit. Kjo ka ndodhur për shkak të numrit të lartë të qytetarëve që kanë kërkuar të kryejnë procedurat, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.