Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit

Ambasada amerikane do të angazhohet në punën e ngritur nga komisioni i posaçëm në Kuvend për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin.

Në një reagim në rrjetin social “X”, ambasada pret që puna e komisionit të jetë transparente dhe në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

SHKARKO APP