Ambasada e SHBA: Llalla, Doshi dhe Dako nuk lejohen të hyjnë në SHBA

Ambasada amerikane ka publikuar me anë të një videoje, emrat e zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve të shtetit shqiptar që iu ndalohet hyrja në SHBA.

Video shërben si ilustrim për mesazhin që ka dhënë sot Ambasada se ”lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.’

Në mesazh thuhet: Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada përmend se ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, deputeti i PS, Tom Doshi dhe ish-kryebashkiaku Durrësit Vangjush Dako nuk lejohen përgjithmonë të hyjnë në SHBA.

SHKARKO APP