Ambasada e SHBA: Protesta nesër pritet të jetë e madhe, nuk dihet kur përfundon
Ambasada e SHBA në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri për protestën kombëtare që do të zhvillojë opozita nesër, në orën 19:00.
Në mesazhin për qytetarët amerikanë, Ambasada thekson se protesta mund të jetë e madhe dhe nuk ka afat se kur mund të përfundojë. Gjithashtu, ambasada u kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes, pasi në protestat e kaluara ka pasur dhunë dhe policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj qytetarëve.
Ambasada parashikon se protesta do të zhvillohet përballë të paktën tre institucioneve, Kryeministria, Kryesia e Kuvendit dhe Parlamenti.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA për qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri:
“Një demonstratë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 7:00. Synohet të demonstrohet kundër qeverisë shqiptare dhe protestuesit mund të lëvizin në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjeve janë udhëzuar të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.
Veprimet që duhen ndërmarrë:
-Shmangni grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.
-Jini të vetëdijshëm për mjedisin ku ndodheni.
-Monitoroni mediat lokale për përditësime.
-Mbani një profil të ulët
Pikat e grumbullimit (protestës) përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në zonat e mëposhtme në Shqipëri:
-Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë)
-Zyra e Kryeministrit (Tiranë)
-Ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë)”.