Ambasada e SHBA reagon për votimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për votimin e sotëm në Kuvend ku u zgjodhën  anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ambasada shprehet se votimi i sotëm i Kuvendit çon para procesin e ringritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Maxhoranca dhe opozita e re kanë bashkuar votat sot në Parlament për të zgjedhur 4 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Parlamenti ka marrë sot kompetencën e Presidentit Meta, duke quajtur të miratuar pa votim, Arta Vorpsin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Gramoz Ruçi tha sot se kreu i shtetit nuk është shprehur brenda afatit dhe për këtë arsye, kandidati i parë në listë do të konsiderohet si i miratuar. Kjo procedurë u kundërshtua nga Presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që sot janë votuar 2 kandidatet e vetme në listë. Elsa Toska ka marrë votat e 105 deputetëve të pranishëm në Parlament, 2 vota kundër dhe 9 vota abstenim. Ndërsa anëtarja e re  është zgjedhur Fjona Papajorgji, edhe kjo mbeti alternativa e vetme në listën e Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me votimet e sotme, Gjykata Kushtetuese arrinë në 5 anëtarë.  Vitore Tusha e cila është zgjedhur me herët, Besnik Muçi i cili u dekretua nga Presidenti disa javë më parë dhe tre emrat që u zgjodhën sot në Kuvend me një procedurë të datueshme. Arta Vorpsi, e cila kaloi pa votim dhe Elsa Toska dhe Fjona Papagjoni që morën nga 105 vota.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?