Ambasador Silvio Gonzato, një personalitet europian

Ajo që ndodhi në parlamentin e Shqipërisë është një turp, në mos edhe incident diplomatik, sepse shefi i opozitës shqiptare, Berisha, e sulmoi privatisht në gjëra që nuk lejohet kurrsesi të thuhen në publik, e askund tjetër.

Silvio Gonzato është një personalitet europian, ai shquhet për sqimën e hollë diplomatike, stoik në parimet e tij europiane, i barazlarguar nga qeveria dhe opozita shqiptare, ai është shumë ndryshe nga pothuaj të gjithë ambasadorët e BE në Shqipëri, të cilët e mbanin mirë me qeverinë. Jemi deshmitarë se si disa ambasadorë të BE në Tiranë ishte këmbëlidhur dhe gojëkyçur sepse qeveria i kishte bërë për vete me interesa dyshuese personale. Kurse Silvio Gonzato spikat për karakterin dhe personalitetin e tij.

Para emërimit si Ambasador i BE-së në Shqipëri, ai ka qenë Ambasador, Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka qenë më parë Drejtor për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Koordinimin e Politikave dhe Diplomacinë Publike në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS). Përgjegjësitë e tij mbulonin marrëdhëniet me të gjitha institucionet e BE-së dhe përfaqësimin e EEAS-së në negociata që kanë implikime institucionale apo ligjore, përfshirë sanksionet. Ai ka qenë përgjegjës për koordinimin e të gjitha dosjeve politike dhe legjislative, si dhe për përgatitjen e mbledhjeve të Këshillit të Punëve të Jashtme. Ai ka qenë gjithashtu përgjegjës për aktivitetet e diplomacisë publike (përfshirë promovimin e çështjeve kulturore në marrëdhëniet e jashtme të BE-së) dhe çështjet e komunikimit strategjik. Në këtë kontekst, ai ka mbikëqyrur strategjinë e komunikimit të EEAS-së, përfshirë aktivitetet që synojnë luftën kundër manipulimit të informacionit nga burime të huaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë ai ka qenë Drejtor për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në EEAS. Në këtë cilësi, ai ka qenë përgjegjës për organizimin dhe përmbajtjen e gjithë dialogjeve dhe konsultimeve në lidhje me të drejtat e njeriut ndërmjet BE-së dhe vendeve partnere (mbi 40 prej tyre), hartimin e udhëzimeve të politikave dhe udhëzimet për delegacionet dypalëshe dhe shumëpalëshe të BE-së në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe mbështetjen e demokracisë. Ai ka qenë gjithashtu përgjegjës për aktivitetet e vëzhgimit të zgjedhjeve.

Ai ka qenë po ashtu Shef i Sekretariatit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian në periudhën 2009–2014, ku ka këshilluar kryetarin për prioritetet dhe organizimin e punës së komisionit.

Me formim në gjuhë dhe letërsi, ai flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, si dhe ka disa njohuri të spanjishtes.

Ndaj të sulmosh një personalitet të tillë është miopi politike dhe mungesë karakteri personal./S.P./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?