Ambasadori Donald Lu: Votoni reformën ose do ndëshkoheni keq!

Është mbledhur sot komisioni i posaçëm për reformën e drejtësisë, ku të pranishëm kanë qenë Ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin dhe ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.

Ambasadorja e BE-së dhe SHBA-së përcolli mesazhin domosdoshmërinë e realizimit të reformës së drejtësisë si një shans unik që nuk duhet humbur.

I drejtpërdrejtë në mesazhe ka qenë ambasadori i SHBA. Ai tha se reforma në drejtësi nuk do lejohet të dështojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse kjo reformë dështon ju anëtarët e këtij komisioni turpëroni veten para atyre që kanë zgjedhur do të turpëroni marrëdhëniet tuaja me SHBA  dhe BE. Fatmirësisht së bashku ne nuk do të tolerojmë të dështojë”

Swiss Digital Mobile Reklama

91 % e mbështesin këtë reformë. mendojeni pak. Shqiptarët nuk bien dakord për shumë gjëra e megjithatë 91% bien dakord se vendi  ka nevojë për këtë reformë. E mëshiroj partinë e verbër politike apo udhëheqësin e shurdhër politik që e bllokon këtë reformë. E para do të dështoni nëse kërkoni të bllokoni këtë reformë.  E dyta do të përballeni me zemërimin e publikut shqiptar vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar duke bllokuar këtë reformë”,- tha Donald Lu.

http://www.kohajone.com/2016/05/04/fjalimi-i-plote-donald-lu-ndaloni-lojerat-politike/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?