Ambasadorja Kim me zyrtarin e lartë të DASH dhe të dërguarin e Trump: Koordinim amerikan për Ballkanin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar në SHBA me Zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan i shtetit Filip Reeker dhe me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell.

Në një foto të publikuar në Twitter, ambasadorja Yuri Kim shkruan: “Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan

Ambasadori Riçard Grenell, i cili është angazhuar në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë së fundi është emëruar nga presidenti Donald Trump drejtor në detyrë  i Zbulimit Kombëtar, agjencisë kryesore të inteligjencës në SHBA. Riçard Grenell ka zhvilluar takime të rëndësishme në Kosovë dhe në Serbi për të mundësuar gjetjen e gjuhës së dialogut. Ndër qëndrimet e tij të fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi është interesant fakti se diplomati i lartë i ka cilësuar si mashtrime lajmet që thonë se SHBA mbështet ndarjen e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadorja Kim ndodhet këto ditë në Uashington ku është takuar me shumë përfaqësues të Shqipërisë dhe Kosovës në diasporë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?