Amerikanët do të testojnë dhe arrestojnë me kompjuterin e FBI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhurojnë Shqipërisë “makinën e së vërtetës”. Detektori që vërteton nëse personat thonë të vërtetën apo gënjejnë do të përdoret për testimin e 30 efektivë të policisë gjyqësore që do të jenë stafi i parë i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

lie

Ky staf do t’i nënshtrohet një testi teorik dhe elektronik për të verifikuar pastërtinë e figurës së tyre.

Makina  “Lie Detector” do përdoret per të verifikuar biografinë e këtyre 30 policëve të parë. Aparatura ka një shkallë saktësie 85%-95% dhe është bërë dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI­- ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate.

polygraph

Së bashku me aparaturën për asistencë kanë mbërritur në Tiranë dhe specialistë të FBI­së, me qëllim përdorimin e saj, gjatë testimit të oficerëve që do jenë përzgjedhur për tu bërë pjesë e kësaj strukture hetimore.

Kjo “makinë e së vërtetës” përmes pajisjeve lidhet me trupin e njeriut duke matur presionin e gjakut, djersitjen, rrahjet e zemrës dhe përmes analizës së këtyre parametrave tregon nëse personi që po merret në pyetje gënjen ose thotë të vërtetën, dhe të dhënat i dërgon në kompjuter.

SHKARKO APP