Analistët: Ben Blushi nuk ka më vend në Partinë Socialiste të Edi Ramës
Në një emision tek Ylli Rakipi analistët Andi Bushati, Henri Çili, Arian Çani, Arlind Qori në lidhje me “Larg duart nga fasadat” emision kushtuar Edi Ramës dhe raporteve të tija me Ben Blushin ata ishin në një mendje; Ben Blushi nuk duhet të rrijë asnjë minutë në PS-në e Edi Ramës.
Nuk ka pse rri Blushi në një parti të tillë, tha Bushati. Ideja ishte se ka një masë të madhe votuesish të cilët nuk e gjejnë veten në partitë e sotme, ndaj Blushi duhet të krijojë parti të re politike. Sondazhet janë se Blushi merr mbi 10 përqind të votave kombëtare.