Analisti Andi Bushati bën thirrje: Në Kavajë, Rama, të rrëzohet me dhunë
Analisti Andi Bushati njihet si njeri me integritet të lartë profesional. Ai mbetet kritik ndaj çdo pushteti që shkel liritë demokratike të qytetarëve. Andi Bushati është i mendimit se pushtetet banditeste duhet të luftohen me dhunë dhe se në Kavajë duhet të përdoren mjete të dhunshme.
Bushati ishte i ftuar në një panel diskutimi bashkë me politikanë dhe analistë nga gazetari Ylli Rakipi në emisionin e tij të “Të paekspozuarit”.
Ja si u shprehën ata:
Ylli Rakipi: Listat e kandidatëve për zgjedhjet më 18 qershor, ku figura të rëndësishme janë larguar nga PS, çmendim keni?
Andi Bushati: Është simboli më i mirë që Partia Socialiste nuk është më parti, nuk është më as “rilindja” e 2013. Eshtë një garnizion që vendos një njëri, që heq dhe vendos kë të dojë. Këto lista janë vendosur duke menduar se do shkojë në zgjedhje pa opozitën.
Fatos Lubonja: Ata zotërinjë kanë heshtur dhe kanë përfituar privilegje. Rama nuk qeveris as me ata as me këta, këta janë fasadë. Ai vendos me oligarkinë e qeverisë. Eshtë instalimi që do mbajë atë në pushtet, ndërsa këta deputetë janë fasada që marrin rrogën.
Përsa i përket zgjedhjeve në Kavajë analisët në studio kanë dhënë opinionet e tyre .
Mentor Nazarko: Mirë do të ishte që në paketën krizë që po diskutohet, mirë do ishte të diskutohej edhe çështja e Kavajës. Unë mendoj se do ketë zgjedhje. Do ketë edhe incidente.
Ben Blushi: Kavaja është një test, qeveria teston sesa mund ti rezistoj presionit të PD. Edhe PD-ja do testojë vetveten sesa vetë do i shkojnë në Kavajë. Unë uroj që PD të ketë sukses, por mos të ketë dhunë dhe nëse shkon për të mbrojtur votën e lirë bën shumë mirë PD-ja. Këtu kemi test dhe ne, sepse mund të ketë panik, dhe mund të mos marrim shumë pjesë. Mund të bjerë pjesmarja me 20 %, e cila është legale, por nuk është morale. Ky është testi për mua, dhe pastaj mund të shkojmë më 18 qershor, që mund të bjerë rënia e pjesmarrësve.
Andi Bushati: Në Kavajë nuk ka zgjedhje, ka votime, pasi nuk ka opozitë. Në Kavajë të përdoren mjete të dhunshme, unë kam qenë që pushtetet banditeske të luftohen më dhunë, ashtu si më 21 janar, pasi nuk ka mënyrë tjetër.
(Marrë www.spjv.it)