Anëtarët e Gjykatës Kushtetueses thirren për t’u betuar në Presidencë, përjashtohet Vorpsi

Pasditen e sotme do të organizohet në Presidencë ceremonia e betimit për anëtaret e Gjykatës Kushteutese. Kreu i Shtetit nuk e ka thirrur, Arta Vorpsin, e cila u betua sot para noteres.

Zyrtarisht nga Presidenca është njoftuar se ceremonia e betimit do të zhvillohet pasditen e sotme, ndërsa kreu i shtetit ka vendosur të thërrasë, Elsa Toskën, Fiona Papajorgjin e Marsida Xhaferllarin.

Njoftimi i plotë i Presidencës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

– Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.

– Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.

– Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

SHKARKO APP