Anglia fitoi penallti me hile ndaj Danimarkës, në fushë ishin dy topa

Anglia fitoi penalltinë vendimtare në kohën shtesë, që do të kthehej në gol më pas nga Harry Kane. Raheem Sterling arriti që me disa driblime të futej brenda zonës dhe të merrte një faull me shumë stil.

Në fushën e lojës në atë moment u vu re nga shumë pak persona që ishin dy topa në fushë. Arbitri Danny Makkelie me gjithë se u konsultua nga VAR nuk ndryshoi vendim, duke e akorduar.

“Jemi shumë të zhgënjyer dhe është e vështirë për mua që të flas. Ndoshta do të jetë më e lehtë për mua të them se si ndihem pas disa ditësh. Jemi të zhgënjyer që ndeshja u vendos në atë mënyrë, ishte një penallti që nuk duhet të jepej”, deklaroi trajneri i Danimarkës Hjulmand. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Anglia fitoi penalltinë vendimtare të Mërkurën me dy topa në fushë

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?