Ankesa e gjyqtarëve në Kushtetuese i jep penallti në favor të Edi Ramës
Sot u publikua një lajm që ishte mbajtur i fshehtë, i cili informon se Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve paskan bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për të rrezuar disa nene të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.
Deri para se të bënte pazar me Lulzim Bashën, kryeministri Edi Rama e kishte në majë të gjuhës para popullit shprehjen: “Ja gjyqtarët e prokuroret nuk japin drejtësi dhe ndaj më duhet vota për PS që të bëjë reforma”.
Dhe e kishte kapur mjeshtërisht këtë slogan, pasi nuk kishte çfarë tu thoshte votuesve për mungesën e rrugëve, ujit, shëndetësisë falas, për mungesën e mirëqenies, papunësisë, korrupsionit etj.
Edi Rama nuk është aq i lehtë sa e kujtojnë disa. Pushteti pothuaj 18 vjeçar që kur është bërë ministër kulture, e deri tani si Kryeministër e ka sprovuar dhe tashmë e ka bërë me djallëzor. Pra sloganin e bllokimit të Vettingut nga PD e kapi bukur derisa u puth me Bashën politikisht e pazarsisht.
Nëse e keni ndjekur Ramen me kujdes, ai ishte në delir dhe frike para pazarit. Delir se nuk kishte çfarë t’u thoshte votuesve për mos mbajtjen e premtimeve dhe i doli Vettingu. Sapo ranë në dashuri interesash me Bashën shpëtoi karrigen kryeministrore për vete si dhe atë të Bashës si kryetar në PD, por para qytetareve nuk mund te thoshte më “Vettingu, Vettingu!”.
Në takimet në rrethe këto dite Rama rrëshqiti nga llogaridhënia dhe filloi të tregonte barsoleta dhe batuta me timonin. Por edhe këto nuk ngjisnin ne popull.
Fatmirësisht për atë, ose ka paguar dikë nga këto shoqatat e gjyqtarëve i doli ne shteg prapë VETTINGU! Unioni dhe shoqata e gjyqtareve ia vunë topin në pikën e penalltisë dhe tashmë Edi Rama do t’i rikthehet nëpër Shqipëri sloganit të njohur: JA GJYQTARËT NUK MË LËNË SE DUAN RRËZIMIN E REFORMËS!
Ndaj Gjykata Kushtetuese duhet ta shqyrtojë dhe rrëzojë shpejt ankesën e Unionit të Gjyqtarëve pasi ndryshe do t’i jap mundësinë Edi Ramës të anashkaloje llogaridhënien dhe te shkoje ne popull duke u marre me Vettingun.