Futbollistët e kombëtares kërkesë Ramës:Mos eja në stadium se je ters!

Për nder të ekipit kombëtar Kryeministri Edi Rama shtroi dje një darkë pritje, ku veç lojatarëve morën pjesë dhe politikanë të tjerë të rëndësishëm nga Shqipëria dhe Kosova. Darka e zhvilluar ka pasur mjaft momente pikante. Nuk kanë munguar batutat, por edhe ironia e lojtarëve të kombëtares.

Lojtari Ansi Agolli i përcolli kryeministrit Rama një mesazh të Ergys Kaçes. “ “Zoti kryeministër mos eja në stadium se je ters”.

Disa nga të pranishmit shpërthyen në të qeshura, ndërsa kryeministrit u duk qartë se nuk i erdhi mirë nga vënia në dukje e faktit se nuk i mban premtimet, po ashtu edhe për faktin që ai konsiderohet si “tersi i kombëtares” nga vetë lojtarët.

Mbrëmja mbyllet në atmosferë mortore. Etrit Berisha i thotë një miku: “Nuk ishte elegante të na shfrytëzonin politikisht, kombëtarja është e të gjithëve”.

Dhe festa kthehet në të kundërtën e saj. Në një bumerang të pastër.

Në darkën e organizuar për nder të Kombëtares Shqiptare, pas debutimit të saj në Kampionatin Europian, Edi Rama ka marrë ndoshta “shigjetën” më të madhe, pas gjithë organizimin madhështor që organizoi për pritjen e kuqezinjve.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cbRWwqozTNY” width=”560″ height=”315″]

Lojtaret e ekipit kombetar shqiptar, gjate nje pritje nga Kryeministri Edi Rama ne godinen e Kryeministrise, me rastin e kthimit te tyre nga Euro 2016, ne France. /r/n/r/nAlbanian national team players, meeting Prime Minister Edi Rama, at government building, on their return from Euro 2016 in France.

z2 z1 z4 z3 z5

SHKARKO APP