FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anulohen fluturimet në Lindjen e Mesme, një luftë e madhe po fillon!

Anullohen fluturimet ajrore në Izrael, Irak, Siri, Liban, Jordani, Iran. Me sa duket një luftë e madhe po fillon. Izraeli i ka bërë thirrje Trump që ta mbështesë hapur dhe të sulmojë Iranin sepse vetëm SHBA ka bomba që shkojnë në thellësi të madhe ku Irani mban laboratorët bërthamorë.

Ndërkohë Trump ka urdhëruar aeroplanmbajtëset të afrohen te Gjiri Persik dhe në Mesdhe. Edhe në vitin 1999 ishte NATO që ndaloi fluturimet mbi Ballkan sepse po përgatitej të godiste Serbinë e Millosheviçit.

Takimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, i cili mbrëmë zgjati më shumë se një orë, ka përfunduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani nuk ka pasur asnjë përditësim nga Shtëpia e Bardhë ose nga vetë Donald Trump në lidhje me vendimet e marra. Burime të Shtëpisë së Bardhë i thanë CBS se takimi do të shqyrtonte mundësinë e bashkimit të forcave të SHBA-së me Izraelin dhe goditjes së objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?