Anxhela Shenaj: LSI-ja e Vlorës do ti japi shuplakën më të madhe Edi Ramës më 25 prill
Lëvizja Socialiste për Integrim në betejën e 25 prillit është me emra të rinj, premtues siç është edhe Anxhela Shenaj. Ajo është kandidate për deputete në listën e qarkut Vlorë, dhe është përfshirë në këtë garë pas një eksperience të gjatë në fushatën e ekonomisë dhe kontributit në bashkinë e Selenicës.
Në spotin prezantues, ajo thotë se të rinjtë duhet që të përfshihen më shumë në politikë. ”Një shoqëri që i përjashton të rinjtë, dhe që i përdor ata si një litar shpëtimi, nuk mund të quhet një shoqëri demokratike”.
Nga ana tjetër, ajo nënvizon se kërkon që të jetë zë i shtresave në nevojë. Shenaj për të tepër thekson se varfëria, papunësia, pabarazia kanë mbërthyer qarkun e Vlorës, për të cilën thotë se më 25 prill, do ti japë shuplakën më të madhe Edi Ramës.
Video prezantimi nga Anxhela Shenaj, kandidate e LSI-së
KOHA JONË SONDAZH

