Po fillon bojkotin e Parlamentit selia blu për deputetët e inkriminuar?

Partia Demokratike e dha dje një sinjal se mund të filloj bojkotin e parlamentit derisa Edi Rama të largojë nga salla e parlamentit deputetët e inkriminuar duke iu referuar rastit të Armando Prengës, i cili është akuzuar për plagosje në Laç porse vjen në parlament e në komisionet parlamentare, pas heqjes nga Gjykata e Lartë të masës së arrestit. E thanë dhe duket se sot filloi bojkoti nga ana e PD-së, sepse në mbledhjen e komisionit të ligjeve asnjë deputet i PD-së nuk u paraqit duke e bojkotuar komisionin parlamentar. Por edhe në komisionet e tjera nuk u paraqit asnjë deputet i PD-së.

PD-ja e nisi dekriminalizimin e Kuvendit dhe ia arriti falë presionit të saj dhe u mbështet nga ndërkombëtarët si dhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry. U miratua ligji, porse akoma nuk po funksionon në praktikë , thonë nga selia blu. Ndaj filluan sot bojkotin për të paralajmëruar PS-në dhe Ramën se mund të bojkotojnë edhe sallën e parlamentit për afat të pacaktuar.

Selia blu me anë të njoftimi thotë se vendimi për të mos marrë në komisionet parlamentare është i përkohshëm në raport me sjelljen e Kryeministrit Rama me krimin në Parlament.

Nëse kjo arrihet të bëhet vendim politik i PD-së  për kohë të gjatë ka pak gjasa që të miratohet reforma në drejtësi. Faji mbetet jetim, sepse PS-ja akuzon PD-në dhe selia blu Ramën. LSI-ja ka kërkuar që duhet dialog politik e konsensus me PD-në për reformat e mëdha në vend.

SHKARKO APP