A po ruhet nga eskorta e Gardës, Armando Duka, pas kërcënimit të fisit Sulejmani?
Në futboll ka zhvillime të dukshme. Sukseset janë evidente, mjafton të thuash se Shqipëria shkoi dy herë në Europian në kohën e drejtimit nga Duka. Por duhet me ligj që të ndryshohen disa gjëra, sepse sot kushdo mund të zgjidhet president ekipi futbolli; mjafton që ka disa lekë dhe merr drejtimin e ekipit të një qyteti, ku ekipi si rregull është prodhim disa dekash i qytetit apo rrethit.
Ka qytete që ekipin e ka marrë një fis me anë të një shoqate futbolli, ku në shoqatë zgjidhen ata që do ai që synon të marr klubin e futbollit.
Kjo duhet ndryshuar nga Armando Duka, sepse kjo që ndodhi vjen edhe se nuk ka ligj korrekt në këtë drejtim, ku duhet të ketë disa filtra për atë apo ata që marrin dhe drejtojnë një ekip.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës. Policia ka arrestuar 5 persona, dhe ka vënë në hetim dy të tjerë, të gjithë nga Kruja. Policia vendosi në pranga shtetasit: Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani. I arrestuari Nazmi Selmani, është biznesmen dhe presidenti i klubit “Iliria” të Fushë Krujës, i cili është konfliktuar me Dukën për një vendimmarrje të tij. Të arrestuarit e proceduarit e tjerë janë djemtë dhe të afërm të Selmanit.
Pra një fis kërcënon presidentin e FSHF! Ndërkohë mësohet se Duka ruhet nga policia kriminale dhe Garda e Republikës, ndonëse nuk pohohet zyrtarisht. Aq me tepër se Armando Duka është edhe zv/president i UEFA e kjo e rrit peshën e ruajtjes fizike të tij.
Kjo është e padëgjuar ndaj duhet urgjent që Federata me qeverinë dhe Parlamentin të bëjnë ndryshime rrënjësore te Ligji për Sportin, sidomos të pjesa se çfarë kriteresh duhet të plotësosh për president ekipi, etj.
Ka presidentë ekipesh me precedent penal, por fshihen emrit “president”, siç ka edhe persona që pastrojnë paratë e krimit në futboll, duke marrë benefite nga bashkitë në leje ndërtimi, etj.
Ndaj duhet ndërhyrë urgjent në sport e sidomos në futboll për një ligj të ri.
Të mos harrojmë se është kërcenuar numri dy i futbollit europian, ndonëse me petkun e presidentit të futbollit shqiptar! Sot do të fillojnë mediat sportive dhe jo sportive europiane të bëjnë shembull rastin shqiptar. Dhe kjo e ul prestigjin shqiptar.