Arabia Saudite – nga shkretëtirë në kryeqendër botërore të turizmit, futbollit, ekonomisë dhe politikës

Arabia Saudite, dikur e njohur vetëm për naftën dhe për konservatorizmin e saj fetar, po shndërrohet me shpejtësi në një superfuqi të re globale në fushën e turizmit, sportit, ekonomisë dhe diplomacisë ndërkombëtare. Brenda më pak se një dekade, Mbretëria ka ndryshuar fytyrën e saj – nga një shkretëtirë e heshtur në një laborator të modernitetit arab dhe botëror.

“Vision 2030” – projekti që po e rikrijon kombin

Në vitin 2016, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman shpalli programin “Vision 2030”, një plan kombëtar për të çliruar ekonominë saudite nga varësia prej naftës dhe për ta kthyer vendin në një qendër ndërkombëtare të investimeve, inovacionit dhe turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekte gjigante si NEOM, The Line, Qiddiya, dhe AlUla janë simbole të kësaj strategjie. “The Line”, për shembull, është një qytet futurist 170 kilometra i gjatë, pa makina dhe me zero emetime karboni – një përpjekje për të krijuar një model urbanizimi për shekullin XXI. Një gjetje kjo mbresëlënëse e Princit të Kurorës, një vizion i së ardhmes duke i paraprirë botës në ide e zhvillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër, AlUla po kthehet në një “muze të hapur” që kombinon trashëgiminë historike arabe me artin dhe arkitekturën bashkëkohore.

Turizmi – Arabia Saudite si “Firence 2.0” e shekullit modern

Vetëm në vitin 2024, vendi priti mbi 27 milionë turistë ndërkombëtarë, duke e bërë një nga destinacionet më të shpejtë në rritje në botë. Riad dhe Xheda po ndërtojnë dhjetëra qendra kulturore, hotele luksoze dhe muze modernë që synojnë të rivalizojnë qytete si Dubai, Parisi apo Roma.

Arabia Saudite nuk kërkon vetëm turistët e luksit, por edhe ata që kërkojnë përvojë kulturore, shpirtërore dhe arkeologjike, duke përfshirë vizita në qytetet historike si Diriyah apo AlUla, të mbrojtura nga UNESCO.

Futbolli – një mjet i ri i fuqisë saudite

Në pak vite, Arabia Saudite ka investuar miliarda dollarë në futboll, duke blerë lojtarë të klasit botëror si Cristiano Ronaldo, Neymar, Benzema dhe Mane. Këta emra janë kthyer në ambasadorë të një imazhi të ri kombëtar – një vend që do të jetë mikpritës i Kampionatit Botëror të Futbollit 2034.

Përtej spektaklit sportiv, qëllimi është i qartë: të përdoret sporti si “soft power” për të forcuar imazhin ndërkombëtar, për të tërhequr investime, për të dhënë eksperiencën e tyre dhe për të konsoliduar emrin e tyre në botë.

Politika e jashtme – nga periferia në qendër të botës

Në arenën ndërkombëtare, Arabia Saudite po luan një rol të dyfishtë: aleate strategjike e SHBA-ve, por njëkohësisht edhe negociatore me Kinën, Rusinë dhe Iranin. Riad po ndërmjetëson konflikte rajonale dhe po e pozicionon veten si nyja kryesore e energjisë, sigurisë dhe diplomacisë në Lindjen e Mesme. Princi i Kurorës, një njeri vizionar që po e kthen Arabinë Saudite në një kryeqendër botërore, mbetet njeriu më i dashur nga sauditët. Por ata e duan dhe e respektojnë edhe në Perëndim.

Në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism, Arabia Saudite u vlerësua si shembull i një vendi që ka arritur të ndërthurë imagjinatën, inovacionin dhe pragmatizmin politik, duke e kthyer zhvillimin në filozofi kombëtare.

Një model i ri arab për botën

Arabia Saudite e sotme nuk është më ajo e dekadave të kaluara. Ndërsa Perëndimi përballet me ngadalësi ekonomike dhe krizë identiteti, Riad po ofron një model të ri të zhvillimit arab, që kombinon besimin fetar me modernitetin teknologjik dhe ambicien për t’u bërë një qendër globale.

“Ne duam ta kthejmë shkretëtirën në një Firence të re,” është shprehur një zyrtar i lartë saudit. Dhe realiteti po e vërteton këtë – Arabia Saudite nuk po ëndërron më për të ardhmen, por po e ndërton atë me duart e veta.

Kjo është Arabia Saudite, e cila tashmë është shtet i fuqishëm, por mbi të gjitha vizionar për zhvillimin e sotëm teknologjik. Në Arabinë Saudite zhvillohen takime, Samite, konferenca ndërkombëtare, falë aftësisë së tyre diplomatike, por edhe si shembull frymezimi për botën për mënyrën e organizimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?