Imami:Nuk mund të ketë dy Prokurori ! Sikur të kemi edhe 2 kryeministra…!
Dakordësia mes PS-së, LSI-së dhe PD-së, që Byroja Kombëtare e Hetimit të kalojë në varësi të Prokurorisë Speciale, duket se ka filluar të gjenerojë edhe kundërshtit brenda grupit parlamentarë të PD-së, lidhur me këtë zgjidhje kompromisi. Por më shumë se kalimi i kësaj strukture në varësi të Prokuroris Speciale, deputetët e PD-së në realitet janë kundër krijimit të kësaj strukture të re siç është Prokuroria Speciale.
Burime shumë të besueshme brenda PD-së bëjnë të ditur se njëri prej ish- bashkëkryetarëve të komisionit për hartimin e Kushtetutës, deputeti Arben Imami, është deklaruar haptazi kundër kësaj zgjidhje. Sipas tij, nuk mund të ketë 2 prokurori, duke pasur parasysh se drafti për Reformën në Drejtësi, parashikon Prokurorin e Përgjithshme dhe Prokurorinë Speciale, e cila do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve më të lartë të shtetit, si dhe të trupës së gjyqësorit.
Imami e shikon ndarjen e prokurorive si institucione paralele pasi, sipas tij, kjo është njësoj si të kesh dy kryeministra, dy parlamente ose 2 presidentë.