Arben Ristani: Keqardhje për rezultatin e zgjedhjeve. Misioni i PD vazhdon
Nga Partia Demokratike ka ardhur reagimi i parë i një zyrtari të lartë të saj që pranon humbjen e zgjedhjeve. Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Arben Ritani, në një komunikim në facebook shpreh keqardhjen për rezultatin e PD në këto zgjedhje. Më tej ai shton se misioni i Partisë Demokratike vazhdon. Ristani vlerëson punën e demokratëve dhe të komisionarëve të PD-së për numërimin e votës. Ai u bën thirrje numëruesve që të jenë vigjilentë për të numëruar çdo votë të opozitës.
“Falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çader dhe një muaj fushatë të përkushtuar. Po ashtu ju bëj thirrje numeruesve dhe komisionerëve te PD, që të numërojnë cdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht. Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon”,- shkruan Arben Ristani në Facebook.
Sipas të dhënave paraprake të rezultateve, Arben Ristani nuk ka arrit të fitoj mandatin e deputetit në Qarkun e Vlorës. Në Vlorë, PD ka marrë, sipas të dhënave paraprake, 8 deputetët, PD 3 dhe LSI, 1.
LISTA E PD NË VLORË
Agron Shehaj
Nada Mecorapja
Vangjel Dule
Arben Ristani
Dashamir Tahiri
Adriatik Alimadhi
Hariz Mema
Për rezultatin e zgjedhjeve ka reaguar dhe deputeti Eduard Selami, i cili u la jashtë lisave të kandidatëve në këto zgjedhje.
Me anë të një postimi të shkurtër në ‘Twitter’ Selami, një nga kritikët e zotit Basha, pohoi se pavarësisht rezultatit të dobët dhe ditës së vështirë për PD, demokratet do të ngrihen sërish. “Një ditë e vështirë për PD. Kam besim të plotë se demokratët do të ringrihen”,- thuhet në mesazhin e Selamit.