Ristani “shpërthen” kundër Bashës: Shkele statutin për zgjedhjet në PD
Arben Ristani, nuk mundi të fitonte mandatin si deputet, i renditur në vendin e katër në listën për qarkun e Vlorës, edhe pse në PD ai mban ende postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Parti. Duke marrë shkas nga zhvillimet pas zgjedhjeve në PD, Ristani në një postim në rrjetin social Facebook, ka sqaruar se si funksionon delegimi i kompetencave dhe shpallja e zgjedhjeve në parti.
Duke cituar statutin e PD-së, Ristani shprehet se i takon sekretarit të përgjithshëm të thërrasë Këshillin Kombëtar dhe të caktojë nënkryetarin i cili drejton partinë pas dorëheqjes apo ‘ngrirjes’ së kryetarit.
Në këtë mënyrë Ristani ka dalë dhe kundër vendimmarrjes që ka bërë Basha këto ditë pasi deklaroi ngrirjen e funksioneve si drejtues i PD.
Ai rendit një sërë shkeljes që janë bërë në PD këto ditë me hapeje e garës për kreun e ri. Ristani thekson se është anashkaluar posti i Sekretarit të Përgjithshëm, i Kryesisë, Nënkryetarit të PD dhe Këshillit Kombëtar.
Komenti i Arben Ristanit në Facebook:
Me qellim sqarimin e opinionit publik dhe mbi te gjitha te anetaresise se Partise Demokratike dhe situates se krijuar se fundmi me procesin zgjedhor per Kryetar te Partise Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjesine si Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike te bej me dije se:
Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem.
Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Këshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem.
Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut.
Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise.
Per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se”.