Arian Çani: Shembja e Teatrit është kriminale. E shembi plani i Ramës për të bërë kulla biznesi
Në Top Channel në emisionin OPEN te Eni Vasilit në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar debati ishte jashtëzakonisht i ashpër. I ftuar Edmond Budina live debatoi me aktorin Artan Imami, çka solli fyerje të egra ndaj njeri tjetrit. Më pas u fut në debat Arian Çani. Ai tha prerë se kjo mbetet një aferë e madhe korrupsioni e kryeministrit Rama për të bërë kulla biznesi. Edi Rama e kishte ndarë mendjen që para 20 viteve për ta shembur, por kohët e fundit doli kërkesa e biznesit për ta marrë tokën pasi është në qendër të kryeqytetit.
Godina e Teatrit Kombëtar nuk duhej shembur- tha Arian Çani- dhe ky është një krim i madh. Pas 100 vitëve brezat do na akuzojmë se kemi shkatërruar një ndertesë ku kanë aktruar ikonat e kombit.
Debati pati momente tensioni mes Arian Çanit dhe Artan Imamit, ku Çani e akuzoi si aktor të konvertuar në ndërtues pallatesh.
Gjatë debatit, Çani e ka quajtur të turpshëm faktin se aktori Imami nuk mbrojti “shtëpinë e tij”, ku ka performuar gjithë jetën.
“Pse nuk e mbrojte shtëpinë që ke luajtur aq shumë vite dhe të ka duartrokitur publiku? Nuk të vjen turp ore?…-iu drejtua Çani.