Armando Prenga: Vetpezullohem nga Kuvendi derisa të vendos Gjykata
Deputeti i PS Armando Prenga në një letër dërguar Kuvendit deklaron se “vetpezullohet nga Parlamenti derisa gjykata të japë një vendim të formës së prerë për çështjen e tij”.
Vendimi i Prengës vjen në kohën kur Partia Demokratike ka vendosur një nga kushtet e saj për mosbllokimin e Kuvendit, pra heqjen e mandatit të Prengës.
Prenga u arrestua për ngjarjen e ndodhur në Lagunën e Patokut. Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave të fisit Cali. Konflikti dyshohet se ka nisur për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.
Deputeti nuk ka shprehur qartë nëse e dorëzon mandatin krejtësisht pasi gjykata mund të mbarojë vendimin e formës së prerë pra nga gjykata e lartë edhe pas 10 vitesh, ndaj letra nënkupton heqjen dorë me kushte , pra do të shkojë në parlament një herë në 6 muaj që të mos humbasë mandatin.
Përmes një letre që mban datën 24 shkurt 2016 drejtuar kryetarit të Kuvendit Prenga argumenton dhe pse vendosi vetëpezullimin duke bërë me faj PD-në se e kanë kthyer të tabelë qitjeje.
Letra
I nderuar kryetar i Kuvendit
Duke marrë shkas nga deklarimet e përfaqësuesve të PD-së dëshiroj tju bëj me dije vendimin tim per tu vetëpezulluar nga aktiviteti i Parlamentit të Shqipërisë deri në marrjen e një vendimi gjyqësor për çështjen në të cilën unë jam i përfshirë.
Edhe pse plotësisht i bindur në pafajësinë time dëshiroj të mbetem larg jetës parlamentare përsa kohë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që duhej të ishin përpara drejtësisë,më kanë kthyer në tabelë qitjeje se nuk dinë të bëjnë punë tjetër.
Unë nuk dua ti jap kosto të tjera shpirtërore familjes time dhe të afërmve të mi. Ata nuk ma kanë borxh baltën e Saliut dhe të Lulit, edhe pse janë të bindur në pafajësinë time.
Prandaj do të vazhdoj deri në fund betejën gjyqësore, ndërkohë që PD le të mbajë të dënuarin Xhelal Mziu si hero të partisë në luftën për demokraci
Sinqerisht Armando Prenga
PD kushtezoi marredhenien me parlamentin
Dje Partia Demokratike kushtëzoi marrëdhënien me parlamentin me nisjen e zbatimit të ligjit të dekriminalizmit. Këtë vendim ka marrë grupi parlamentar i Partisë Demokratike që u bë publik nga kryetari Basha. Po ashtu PD ka vënë si kusht edhe largimin e deputetit Armando Prenga nga kuvendi si dhe të tre deputetëve socialistë që sipas selisë blu po abuzojnë me tenderat publikë.
Gjykata zbuti masen e sigurise
Pasi ka qëndruar për disa muaj në arrest shtëpie deputeti socialist Armando Prenga është i lirë të dalë madje të frekuentojë edhe parlamentin. Me nje vendim të marrë mesditën e 19 shkurtit 2016, Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për deputetin duke e lënë në detyrim paraqitje. Ndërkohë ëshë refuzuar kërkesa për gjykim të shkurtuar
Akuzat qe rendojne mbi Prengen
Deputeti Armando Prenga akuzohet nga prokuroria per tre akuza armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë dhe kanosje për jetën.
Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në 8 shtator ne qytetin e Laçit ku Prenga u përfshi në një konflikt me familjen Çali nga Patoku, për Lagunën e Patokut. Si rrjedhoje e konfliktit dy persona mbetën të plagosur ndërsa sipas prokurorisë deputeti ka qëlluar me një armë të cilën nuk e kishte me leje