Pse mbrëmë Tirana u drodh nga gjëmimet?Armina Mevlani bëri 25 vjeçe

Mbrëmë fiks në ora 24.00 Tirana u drodh nga gjëmimet e fishekzjarreve. Njërëzit u ngritën nga gjumi, të tjerë kujtuan se mos mori flakë ndonjë magazinë fishekzjarresh, shumëkush mendoj se dikush ka festë. Mesnata u ndriçua e tëra nga një mori gjemimesh fishekzjarresh.
Për shumëkënd që dashje pa dashje mund të jetë bërë pjesë e spektaklit madhështor të fishekzjarrëve në Tiranë, me kuriozitet e ndoshta xhelozi ka menduar; kujt t’i jenë dedikuar këto?!
Por ja kujt i janë dedikuar fishekzjarret.Armina Mevlani mbushi 25 vjeç dhe natyrisht surpriza e kësaj date të veçantë erdhi nga i dashuri i saj, Shkëlzen Berisha.
Rreth 80 të ftuar festuan ditëlindjen e bukuroshes së ekranit, e cila u duk më e lumtur se kurrë! Mes të ftuarve u panë miq të ngushtë të Arminës dhe familjarë të saj.
screenshot-23_1465194080-3208880
Ditëlindja e saj e 25-të duket se ka qenë më e veçanta për Armina Mevlanin.  Pak minuta më pas, ajo ka postuar në Instagram edhe puthjen e urimit nga Shkëlzeni, shoqëruar nga thirrjet e të ftuarëve.

SHKARKO APP