Arrestohet Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka….

Sandër Frangaj në qeli. Martin Leka pak me pas shkon i shoqeruar nga Teodor Keko në burg.
Ishte si sot 31 janar, fiks para 31 vitesh! Pra me 31 janar 1994 dy gazetarët e KOHA JONE shkuan në qelitë e burgut të Tiranës. Vetëm se Martini kishte guxuar, me kurajo, të botonte një shkrim me një dokument sekret, sipas shtetit, por që për gazetarin nuk ka kurrë “sekret shtetror”.
Me urdhër të Presidentit Berisha, asokohe, u dha vendimi nga prokurori Arben Qeleshi për arrestimin e kryeredaktorit të gazetës “KOHA JONE”, Aleksandër Frangaj dhe zv/kryeredaktorit të KJ, Martin Leka.
Që nga ajo datë 31 u bënë sot fiks 31 vite!
Shteti i Berishës pas arrestimit, vendosi tritol në shtëpinë e drejtorit të KOHA JONE, Nikoll Lesi me 1 nentor 1995 dhe masakra finale e pushtetit të kohës mbërriti natën e 2 marsit 1997, ku SHIK e Policia dogjën dhe shkatërruan redaksinë e gazetës me të madhe shqiptare KOHA JONE.
Në foto: Martin Leka në qelinë e burgut në Tiranë, shkurt 1994