Prokuroria arreston drejtorin e Tatimeve në Tiranë, Androkli Kokthi

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=2_MTT-z1S6w” width=”560″ height=”315″]

Policia ka arrestuar sot drejtorin e Tatimeve në Tiranë, Androkli Kokthi, 40 vjeç me urdher te prokurorise se Tiranes.

Nga të dhënat e para dihet se ky arrestim është kryer pasi Kokthi akuzohet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet me qëllim përfitimin.

Drejtori i Tatimeve në Tiranë, Androkli Kokthi, i arrestuar sot pasdite, rreth para një viti ishte denoncuar për shpërdorim detyre dhe abuzime nga punonjësi i tij Aleks Necaj.

Siç dëshmon kjo kronikë e Abc News, drejtori i Tatimeve të Tiranës, në bashkëpunim me drejtorin e kontrollit Gjergji Duro dhe pergjegjesin e kontrollit Dritan Milori, vononin procedurat e kontrolleve në subjekte, duke i shkaktuar kështu dëme të mëdha buxhetit të shtetit.

Nga ana tjetër, inspektori Necaj akuzonte drejtorin e tij se ushtronte kontrolle në biznese pa miratimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve.

 Por abuzimet nuk ndalen këtu. Një skemë më vete ishte ajo e rimbursimit të TVSH-së. Drejtori Kokthi rimbursimin e TVSH-së për vlera të mëdha e bënte më shpejt, ndërsa zvarriste rimbursimin për vlera të vogla, me pretendimin se nuk ka fonde.

Në denoncimin e tij, inspektori Aleks Necaj i bënte thirrje Drejtorisë së Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Financave dhe auditit pranë DPT të ushtronin kontrolle mbi aktivitetin e drejtorit Adrokli Kokthi.

Gati një vit pas këtij denoncimi Kokthi është arrestuar nga policia, por me siguri arrestimi i tij nuk lidhet me denoncimin e vartësit, por me ndonjë aferë tjetër më të madhe.

Hetimi ka zgjatur disa muaj. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.

“Arrestohet për shpërdorim detyre.

Me datë 18.02.2016 nga specialistët e Antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë Tiranë u arrestua shtetasi Androkli Kokthi, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Pas një hetimi disa mujor ndaj shtetasit  Androkli Kokthi  me funksion Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, u arrestua për  shpërdorim detyre.

Prokuroria ka nxjerr urdher  ndalimi per shperdorim detyre ku vetem nje subjekti i eshte vertetuar kthimi i mallit ne kundershtim me lìgjet, ne vlera te medha . Dyshohet dhe raste te tjera te cilat jane ende ne hetim.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë

Mesohet se prokuroria e Tiranes ka nje liste te gjate arrestimesh nga zyrtare te larte qe kane fonde te medha neper duar dhe qe i kane shperdoruar.

Prokuroria po heton perdite pa ndalim, dite-nate, per te çuar para hekurave çdo zyrtarë që shperdoron detyren apo ben korrupsion.

SHKARKO APP