Arrestohet ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera
Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera është ndaluar nga policia gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes, me urdhër të Prokurorisë.
Bëhet e ditur se ish-ministri Spiro Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Bëhet e ditur se ish-ministri Spiro Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ish-ministri akuzohet për abuzime me disa donacione për komunitetin rom, duke shkaktuar një dëm rreth 30 milionë lekë. Hetimi ndaj ish-ministrit Ksera, bazuar në kallëzimin e bërë nga ministri pasardhës.
Për të njëjtën çështje mësohet se akuzohet edhe ish-drejtori i kabinetit, shtetasin Kleves Bitro.
Policia ka ndaluar ish-ministrin e Punës në qeverinë e Berishës, Spiro Ksera. Ndalimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës në Derviçan të Gjirokastërës, ku edhe ai banon. Lajmi për ndalimin e ish-ministrit Kserës u bë publik mbrëmjen e së premtes rreth orës 21:00.
Burime nga Policia dhe Prokuroria bëjnë të ditur se ndalimi i ish-ministrit Spiro Ksera është bërë për veprën penale të vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën. Sipas burimeve, bashkëpunëtor me Kserën dyshohet se është edhe ish-drejtori i Kabinetit Klevis Bitro, i cili aktualisht ndodhet në burg për vepra të tjera penale.
Akuzat që rëndojnë mbi Kserën janë për disa tendera ne lidhje me aktivitete kulturore për komunitetin rom dhe moshën e trete, që nuk u bënë, por në letra u shënuan si të bëra. Burimet bëjnë të ditur se dëmi ekonomik që ka shkaktuar Ksera kur ka qenë në detyrë kap shifrën e 30 mln lekëve të reja.
Nesër në orët e para të mëngjesit pritet të bëhet edhe transeferimi i Kserës nga komisariati i Gjirokastër në atë të Tiranës.Eshtë arrestuar edhe një person tjetër, i quajtur Artemis Mene, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.