Arrestohet kameramani personal dhe miku i kryeministrit Rama për vjedhje
Policia njoftoi sot arrestimin e një 39 vjeçari në Tiranë për vjedhjen e celularëve. Mësohet se ai është Erind Vogli, aktualisht kameramani personal i Edi Ramës në kryeministri. Por sapo plasi skandali i arrestimit të kameramanit të kryeministrit, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi , një njeri mik i kryeministrit Rama, nisi një shkresë se gjoja personi në fjalë është larguar nga puna që me datë 12 maj 2017, ndërkohë që nga nxitimi kanë bërë një gabim trashanik ligjor. Të gjendur para faktit të kryer nga policia për ndalimin e tij me datë 14 qershor dhe frikës se lajmit në media ata janë munduar të thonë se ai është larguar nga kryeministria para se të arrestohet si hajdut. Por kanë bërë autogol. Shkresa mban datën 5 qershor 2017 dhe shkresa thotë se atij i ndërpriten marrëdhëniet e punës me datë 12 maj 2017! Nuk ka asnjë praktikë ligjor që mund të veproj kështu, aq me tepër një avokat i njohur si Engëll Agaçi. Pra si rregull ndërprerja e marrëdhënieve të punës si rregull të njoftohet se fjala vjen nga sot je i pushuar, por jo të punosh dhe me shkresë të thonë se je larguar para një muaji! Natyrisht që kryeministri nuk mban përgjegjsi për punonjësit, pasi përgjegjsia mbetet individuale, por mania për ta nxjerrë sikur nuk është punonjës i kryeministrit në momentin e arrestimit i ka nxjerrë ata me gabim trashanik dhe shkelje ligjore.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 14.06.2017, Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:
– Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje
Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:
• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.
• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.
Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1. Një telefon i markës HTC
2. Një biçikletë e markës Gial
3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
Shkresa e kryeministrisë pas botimit të lajmit