Arrestohet në Dubai i shumëkërkuari, Durim Bami. Nuk ka më “të fortë” përballë SPAK!

Iku koha e “të fortëve”! Durim Bami është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Është Interpol Abu Dhabi që ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit. Nga informacionet e deritanishme, Interpol pritet të ndjekë të njëjtën procedurë si me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn, pra ekstradimin në Shqipëri.

Në listë, mësohet nga burime brenda drejtësisë, se janë edhe disa të kërkuar të tjerë që fshihen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Të njëjtat burime thanë se nga Bami pritet të dëshmojë për disa për vrasje, disa të porositura edhe nga politika.

Ndërkohë BKH ka nën survejim dy ish-deputetë dhe disa persona që kanë patur lidhje apo konflikte me Durim Bamin.

SHKARKO APP