Arrestohet vrasësi i dyshuar i ish-komisarit të Vlorës, Artan Cuku (FOTO)
Ky është Mikel Shallari, personi i ndaluar nën dyshimin se është vrasësi i ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku.
24-vjeçari u kap në makinën e tij në shoqërinë e një vajze dhe një mikut të tij. Ai po merret në pyetje në drejtorinë e policisë së Tiranës në lidhje me vrasjen.
Ndalimi i tij u bë me urdhër të prokurorisë, pasi ADN e tij përkon me ADN-në e gjetur në një bluzë që dyshohet se u përdor nga vrasësi i Cukut dhe u hodh disa metra larg vendit të krimit. Mësohet se Shallari është person me precedent penalë si shpërndarës dhe përdorues i lëndëve narkotike.
Mësohet se 24-vjeçari dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Sipas prokurorisë, ai ka ngjashmëri të ADN-së me një provë që u gjet në vendngjarje. Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se krahas tij, janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë të cilët po merren në pyetje.
Ish komisari Artan Cuku mbeti i vrarë mbrëmjen e 8 prillit, në hyrjen e pallatit ku banonte.
Pak ditë më vonë policia publikoi dhe pamjet e autorit të marrë nga kamerat e zonës, pas së cilës kanë mbërritur dhjetëra telefonata.
Mikel Shallari
Zyrtare/ Policia jep detaje për autorin e dyshuar të ekzekutimit
Policia e Shtetit ka zbardhur ekzekutimit e oficerit të Policisë së Shtetit, Artan Cuko. Ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili në një dalje për mediat ka dhënë detaje mbi provat që Prokuroria ka ndaj të dyshuarit për ekzekutimit të ish-drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit. Çako bëri me dije se po punohet edhe për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të ngjarjes.
Ndërsa prokurori tha se dihet ekzekutori i vrasjes, por nuk dihen ende arsyet e krimit dhe se kush qëndron pas tij. Prokurori tha se Shallari vazhdon të mohojë përfshirjen në ngjarje.
“Në vlerësim të informacioneve, formave dhe metodave të policisë dhe ato shkencore dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar, më datë 10 qershor 2017, u bë e mundur ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më 8/04/2017, ku u vra më armë zjarri shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie.
Autori i kësaj ngjarje është shtetasi Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në “Qytetin Studenti” në Tiranë. Vazhdon puna intensive nën drejtimin e prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje. Roli i Mikel Shallarit në këtë ngjarje është si ekzekutor. Provat e grumbulluara deri në këtë moment janë të konsiderueshme bazuar në Kodin e Procedurës Penale. Vazhdojmë punën për dokumentimin e plotë edhe të bashkëpunëtorëve”,- tha Çako.
A dyshohet se është një vrasje me pagesë?
Çako: Detajet i përkasin hetimit dhe çdo moment tjetër do të zbardhet në një moment të dytë.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/898643056927484/