Arta Dade, letër Ruçit: Kongresi të caktojë datën për zgjedhjen e Kryetarit

Deputetja  e Partisë Socialiste, Arta Dade i ka dërguar një letër kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku i kërkon përcaktimin e datës për zgjedhjen e kreut të partisë. Ajo shprehet se “në kongresi duhet të përcaktohet data për zhvillimin e zgjedhjeve”, si dhe të lërë një muaj kohë për zhvillimin e garës.

LETRA E PLOTE

Drejtuar: Z. Gramoz RUÇI

Kryetar i Asamblesë Kombëtare të PS

Tiranë, më 9 shkurt 2016

I nderuar kryetar

Në vendimin Nr.5 datë 18/07/2015 të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, pika 2, është përcaktuar krijimi i Grupit të Punës për ndryshime e përmirësime në Statutin e PS, i cili harton projektin përkatës pas një procesi të gjerë diskutimesh. Në po këtë pikë është përcaktuar që diskutimi i projektit me ndryshime dhe miratimi paraprak të zhvillohen në Asamblenë Kombëtare para Kongresit Zgjedhor dhe projekti të miratohet në Kongresin Zgjedhor.

Ju drejtojmë kërkesën që në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e cila do të zhvillohet para Kongresit Zgjedhor të Partisë sipas vendimit të sipërcituar, të miratohen dhe shtesat vijuese në rendin e ditës të këtij Kongresi, të përcaktuar me vendimin nr.7, datë 18/07/2015 të Asamblesë Kombëtare:

  1. Përcaktimi i datës së zhvillimit të votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi për zgjedhjen e kryetarit të PS, sipas parimit një anëtar një votë.
  2. Paraqitja e platformës nga kandidatët për kryetar të PS.

Ju kërkojmë gjithashtu të jemi të njohur disa ditë para mbledhjes së kësaj Asambleje Kombëtare, me projektin e propozuar nga Grupi i Punës për ndryshime, me qëllim maksimizimin e kontributeve që dëshirojmë të japim për demokratizmin e jetës së brendshme dhe të funksionimit të PS.

Arta Dade

letra arta dade

SHKARKO APP