Arta Dade/ Rama e nis në shpi, Asambleja e OSBE në Vjenë e respekton me lule

Tashmë dihet se ylli i së majtës shqiptare dhe një prej ikonave të diplomacisë Arta Dade nuk do jetë më deputete. Edi Rama nuk e vuri në listat e PS-së. Ndërkohë Arta Dade dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishin pjesë e takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE. Për Daden ishte takimi i fundit si deputete pasi i mbaron mandati i tanishëm, ndaj respekti për të ishte mjaft i lartë në Asamblenë Parlamentare të OSBE në Austri. Teksa ka mbajtur fjalën e fundit para Asamblesë, anëtarët e saj e kanë surprizuar duke i dhuruar një tufë lulesh si për lamtumirë. Arta Dade ka qenë ministre e jashtme dhe ministre e kulturës e Shqipërisë si dhe ka përfaqësuar vendin tonë në takime të rëndësishme ndërkombëtare, aqsa mbrojtja e saj për Shqipërinë ka lenë pa fjalë personalitete botërore. Me patos dhe energji të pashoqe, ishte në mbrojtje të interesave shqiptare.

Një Asamble botërore, e cila ngrihet në këmbë duke e duartrokitur për aftësinë e saj politike dhe diplomatike, dhe një politikë shqiptare mosmirënjohëse. Nuk e futën në listë për deputete. Kjo është Shqipëria, ku më shumë i japin vend në parlament; analfabetëve, bosëve të parasë, kriminelëve, mediokërve se sa njërëzve dhe ikonave si Arta Dade.

Ç’të bëjmë! Edhe ca vite kështu do vuajmë me politikanë të paaftë e të lidhur me krimin.

SHKARKO APP