Arta Marku ja kalon Prokurorisë Tiranë: Jepini përgjigje kërkesës së LSI. Të pezullohet tenderi!

Dy ditë më parë, më 18 dhjetor, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i kërkoi në mënyrë zyrtare, Prokurores së Përgjithshme Arta Marku pezullimin e punimeve në Unazën e Re. Në një letër publike për kryeprokuroren, kryetarja e LSI shprehet se edhe pse u verifikuan problematika me tenderat e këtij projekti punimet e kompanive private janë ende duke vazhduar. Kryemadhi theksonte se punimet po vijojnë edhe në pjesën e projektit ku Ministria e Infrastrukturës deklaroi se është anuluar tenderi. “Nga konstatimet dhe verifikimet e kryera në terren vërejmë se në të gjithë gjatësinë e projektit, firmat fituese vazhdojnë të kryejnë veprime që tregojnë se punimet nuk janë pezulluar”, shprehet në kërkesën e saj Monika Kryemadhi.

Pas kësaj kërkese, mësohet se Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku është vënë në lëvizje. Në një dokument zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme ajo i referon shqetësimin dhe kërkesë e LSI, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, konkretisht drejtueses së kësaj prokurorie, Elisabeta Imeraj.

Në dokumentin zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, theksohet se Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar sqarime për mospezullimin e punimeve të Unaza e Re, pas publikimit të fakteve që kanë të bëjnë më abuzime.

Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se objekti i kësaj kërkesë duhet të trajtohet nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka marrë përsipër hetimin dhe konkretisht drejtuesja Elisabeta. Në dokumentin e Prokurorisë së Përgjithshme kërkohen sqarim nga kjo prokurori, mbi arsyet se përse punimet janë ende në proces, ndërkohë që firma që fitoi tenderin u pezullua nga Ministria e Infrastrukturës.

Me dokumentin e firmosur nga drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme ka jo vetëm kërkesë llogarie për vartësit, por edhe distancim nga ajo që po ndodh të Unaza e Re.

Tre javë më parë, në emisionin “Të Paekspozuarit” u publikuan fakte se një prej tre kompanive që ka fituar tenderin te Unaza e Re ka falsifikuar gjithë dokumentet. Nga dokumentet rezultoi se tenderi prej 18 milionë euro, i vetëm një pjese të projektit, i është dhënë një 26-vjeçari që punonte recepsionist. Ministria e Infrastrukturës urdhëroi pezullimin e punimeve në këtë segment të projektit dhe deklaroi se do të shpallte hapjen e një tenderi të ri. Ndërkohë, siç vë në dukje dhe kryetarja e LSI, edhe pse ka një vendim pezullimi nga ministria punimet në gjithë segmentin vazhdojnë njëlloj si më parë.

Përgjigja e Kryeprokurores Arta Markut për kërkesën e LSI

Kërkesa e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhit për Arta Markun

Kërkesa e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhit për Arta Markun

SHKARKO APP