Artan Fuga: Tani që ja kanë nevojën e ngrenë edhe nga Toka ku ka rënë!

Nuk ndalon debati për Akademinë e Shkencave e cila dje publikoi amanetin e fundit të shkrimtarit Dritëro Agolli.

Edhe ai mendonte që Akademia e Shkencave kishte nevojë për një riformatim, por Fuga ironizon duke thënë se të vdekurit duhet t’i lënë aty ku janë dhe të përballen me të gjallët.

STATUSI I ARTAN FUGES:

The game is over! (Loja mbaroi!)
Në pritje se cfarë do të bëhet me Akademinë e Shkencave, më duket se çështjet dolën, forcat u ballafaquan. Të shohim se çfarë do të bëjë kryesia e ri-ricikluar dhe qeveria.
Ata e kanë topin tani, uroj që akademia të reformohet, me një drejtim të ri, dhe uroj poashtu që qeveria poqese kjo nuk ndodh, të na presi financimet !
Koha e parave pa punë ka përfunduar në botën moderne më 4 gusht 1789 ! Pa punë nuk ka financime, miti i Akademisë ka rënë, Mbreti është lakuriq; lërini Cabein, Budën e korifejtë e tjerë, mos manipuloni me të vdekurit e mëdhenj, hajdeni me të gjallët, ata fatmirësisht nuk janë më të shihnin se ku ka katandisur akademia e tyre!
Kështu thoshte edhe Dritëroi i ndjerë, reformim nga brenda, se kryesia as të vdekurit nuk po i le rehat, kur nuk e mbrojnë të gjallët, adresohet në botën tjetër, por kur reformim nuk ka, çfarë përfundimi del sipas mjeshtrit të madh të mendimit Agolli?
Se kryesia nuk e mbrojti Agollin kur në ditët e zisë për të disa hodhën baltë !
Unë i dola Zot ashtu modestisht!
Tani që ja kanë nevojën e ngrenë edhe nga Toka ku ka rënë!
Boll! Koha e debateve mbaroi për mua deri në një eveniment të dytë! Më shumë fillon mërzia!
Ndërkohë prioritet për mua mbetet përfundimi i librit “Shoqëria në kohën e komunikimit masiv dixhital” që Papirus do të nxjerri në panairin e librit në nëndor 2017.
Atje miq do të takohemi si vitin e kaluar kur pata nderin dhe kënaqësinë të shtrëngoj dorën me 1.114 vetë prej Jush!
Si edhe pasioni im për lulet. Më pëlqen edhe të flas, kuvendoj, edhe debatoj shpesh edhe me këtë lule kauçuku. Bimë e bukur që më tërheq vëmendjen!

Analisti Fatos Lubonja ka folur lidhur me debatin e fundit lidhur me situatën e Akademisë së Shkencave.

Sipas tij, Rama këtë situata e ka përdorur për show, dhe se nuk i bie mëndja për Akademinë e Shkencave, me gjithë shqetësimin e ngritur nga akademiku Artan Fuga, i cili sipas Lubonjës, po i thotë gënjeshtarit të Shqipërisë se po të gënjejnë.

“Më shumë se zgjedhjet i gjithë debati që është bërë, me një letër drejtuar kryeministri nga Artan Fuga, përgjigja e kryeministrit, zgjedhjet dhe të gjitha këto, të them të drejtën më duket si një problem i fryrë por i rëndësishëm. Por, Akademinë dhe çështjen e Akademisë unë e shikoj si majën e ajsbergut të situatës në Shqipëri, përsa i përket shkencës, arsimit të gjithave, dijes.

Në ç’kuptim e kam fjalën? Unë këtu kuptoj se sa më shumë kalon koha, aq më tepër shqiptarët bëhen analfabetë funksionalë. Për të mos folur për analfabet që janë analfabet që nuk njohin as germat fare. Po analfabet funksional  nënkupton, se ai ka një tekst përpara e lexon dhe nuk kupton se çfarë lexon, ose e interpreton gabimisht, ose nuk është i aftë që të futet në shoqëri. Dhe këtu është një problem shumë madhorë. Për, tu kthyer tek tema, Artan Fuga i shkruan kryeministrit për Akademinë, dhe ky i thotë po duhet reformuar akademia, se ndryshe nuk jap para fonde. Ai ka një ndjeshmëri për gjendjen e shkencës në Shqipëri.

Po, unë e shikoj si një teatër këtë. Domethënë Artan Fuga, i thotë ti je i gënjyer, ty të kane gënjyer dhe ti nuk di gjë. I thotë ky gënjeshtarit të Shqipërisë që ty të gënjejnë, e kupton… dhe që këtu më vjen për të qeshur. Këta njerëz pra e marrin vetë dhe u intereson këtyre njerëzve analfabetizmi funksional, me vetëdije ose pa vetëdije. Në kuptimin që nuk ka votues më të mirë se ai që është injorant, dhe nuk i intereson nëse manipulohet ose jo dhe këta shikojnë vetëm votën. Sikur nuk donte ai regjimi as këta nuk duan njerëz të ditur. Kështu që këtu fillon problemi dhe qasja është shumë e vështirë kur ke përpara një situatë ku kryeministri është përfaqësuesi i këtyre njerëzve dhe jo vetëm.

Imagjinoni ju që një pushtet i kapur nga trafikantët e drogës, ka nevojë për njerëz të ditur se ajo ideja e njohur e Marksi, se është baza ekonomike ajo që përcakton superstrukturën, sistemin e  vlerave, ajo qëndron. Nuk është se është e gabuar ajo. Dhe nëse ti ke një ekonomi kriminale, me njerëz në pushtet kriminal, dhe sistemi i vlerave do të jetë i tillë. Këtu flitet për Akademi kur nuk ka shkencëtarë, sepse pjesa më e madhe e shkencëtarëve kanë ikur. Këtu është gjendje e mjerueshme totale me historinë.

Këtu ka ngelur historiografia e Enver Hoxhës akoma. Këtu nuk gjen dot autorë të rinjtë që të kenë koncepte të reja, me metoda të reja. Sigurisht ata që kanë në akademinë e arteve as nuk iu shkon fare në mëndje kjo punë se këtu duhet transformuar çdo gjë. Po unë kam përshtypjen se nuk i shkon në mëndje as kryeministri fare dhe nuk ka asnjë shqetësim. Pastaj Artan Fuga, nuk e shikon se çfarë vë për rrotull ai, se çfarë njerëzish ka rreth e rrotull. Vë një mësues anglishteje ministër të ekonomisë, punës dhe financave. Vë ministre kulture një përkthyese.

Më duket pak si këta lajmet si për tu klikuar. Del një gjë lajm, pastaj del një gjë tjetër. Dhe kryeministri e përdori pak si show, duke thënë shiko unë nuk di gjë burimi vjen i pastër i kulluar por ndotet poshtë, e kanë fajin këtë akademikët që gjendja është kështu. Kupton ti! Këtu duhet filluar nga shkollat fillore, pastaj të fillojmë nga akademia”, u shpreh Lubonja.

Ndërsa lidhur me debatin e mbulimit të monumenti të Skënderbeut gjatë faljes së Kurban Bajramit Lubonja tha se njerëzit duhet të ndajnë historinë nga miti.

‘Pikërisht e gjithë kjo përplasje niveli i këtij debati tregon atë që thashë më parë.  Se çfarë niveli kemi neve të arsimimit, të njohjes të historisë dhe të formimit kritik të njeriut. Një nga gjërat që unë kam ngritur dhe vazhdoj ti mëshoj, është se njerëzit e ditur janë ata që ndajnë historinë nga mitologjia. Ne duhet të mësojmë historinë dhe të njohim dhe historinë e miteve.

Ne duhet të njohim historinë e Skënderbeut të vërtetë të njohim se si u ndërtua miti i Skënderbeut, si mit përbashkues i identitetit kombëtarë.  Ajo që bëjmë ne sot është se edhe këtë mysliman dhe këtë ‘skëndërbegasit’, është që se po projektojmë të sotmen në mesjetë.  Më thoshte një mysliman që Skënderbeu ishte i krishterë dhe ka vrare myslimanë.  Ai ka qenë vasal dhe nëna e tij ka qenë sllave. Duhet të dimë që në Mesjetë shqiptarë dhe serbët kanë jetuar në simbiozë”, tha Lubonja.

 

SHKARKO APP