Artistët ndezin qirinjë në Bulevard për Teatrin

Në orët e mbrëmjes artistët janë mbledhur sërish në Bulevard, ndërsa kanë ndezur qirinj për Teatrin. Sot ishte një ditë e rëndë për kulturën shqiptare. Pasi u rrahën dhe u tërhoqën zvarrë nga policia, artistët kanë shkuar para tyre dhe u kanë ndezur qirinjë.

Ata kanë lajmëruar sërish vijimin e protestës ditën e nesërme, ku pritet të mblidhen rreth orës 16:30. Godina e Tetarit Kombëtar u prish këtë të diel pas vendimit të Bashkisë. Kjo solli protestë dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve e artistëve, ku disa prej tyre u shoqëruan. Dhuna ka qenë e pashembullt sot ndaj tyre.

aktivistet-teatri-bulevard (2) aktivistet-teatri-bulevard (1) aktivistet-teatri-bulevard (3) aktivistet-teatri-bulevard (8)

SHKARKO APP