Artistja me famë botërore, Dua Lipa: Krenare që jam shqiptare!
Në Tiranë ndodhet artistja e njohur me famë botërore Dua Lipa. Ajo mbetet një yll botëror dhe një krenari shqiptare. Ajo ka reaguar pas vizitës që pati ditën e sotme në Tiranë.
Me një postim në Instagram ajo ka ka shkruar:
“Është nder të jem në Tiranë”- Shqipëri, sot për të parë punën e ndërtimit të “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet që bëmë dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Faleminderit kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që më ndihmuan”- ka shkruar Dua Lipe.
Çdo shqiptar ndjehet krenari për vajzën e saj e cila mbreteron sot në Botë me zërin e saj magjepës e hyjnor.

Ja se çfarë thanë sot Edi Rama dhe Erion Veliaj:

Erion Veliaj shkruan:
KOHA JONË SONDAZH

