As në filma nuk realizohet operacioni i jashtëzakonshëm amerikan për dy pilotët e rrëzuar në Iran!

Forcat speciale amerikane kanë realizuar një operacion të jashtëzakonshëm për të shpëtuar një oficer armësh të një avioni luftarak F-15, i cili ndodhej në territorin iranian pas rrëzimit të avionit. Sipas informacioneve paraprake misioni përfshinte ngritjen e një baze ajrore të përkohshme në zemër të Iranit, një skenar që deri më tani dukej i paimagjinueshëm.

As në filmat e Hollivudit nuk mund të realizohej kjo skenë.

Raportimet amerikane sqarojnë se të paktën dy avionë transporti Lockheed C-130 Hercules u ulën në territor armik për të marrë pilotin. Fillimisht, gjithçka dukej se po zhvillohej sipas planit, por situata mori një kthesë dramatike në momentet vendimtare të operacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve, avionët ngecën në rërën e pistës së improvizuar, duke e bërë të pamundur ngritjen. Motorët nuk arritën të siguronin shtytjen e nevojshme, ndërsa koha po skadonte dhe forcat iraniane po afroheshin me shpejtësi drejt zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ajër, mbi zonën në fjalë, ishin dhjetra avionë luftarakë amerikanë ndërsa në tokë shumë marinsa me armët me moderne. Ndërkohë forcat iraniane po afroheshin drejt vendit ku ndodhej piloti i rrëzuar.

Ishte një situatë lufte e paparë, por Delta Force kreu një nga operacionet me të guximshme.

Në këtë situatë kritike, forcat speciale amerikane – të përmendura në raportet fillestare si pjesë e njësisë elitare Delta Force – u detyruan të marrin një vendim ekstrem: shkatërrimin e dy avionëve në tokë për të mos rënë në duart e armikut.

Shpërthime të fuqishme tronditën zonën, ndërkohë që operacioni vazhdonte nën presion dhe, sipas disa raportimeve, edhe nën zjarr. Në një zhvillim dramatik të minutave të fundit, tre avionë të tjerë mbërritën për të realizuar evakuimin e menjëhershëm të personelit. Ishte minutat e fundit pasi me pas do bëhej një përleshje e vertetë e tmershme, ku dhjetra avionë amerikanë do të digjnin me napalm dhe lrejt arsenalin e tyre forcat iraniane që po vinin.

Një operacion i tillë përbën një nga ndërhyrjet më të guximshme dhe më të rrezikshme të forcave speciale amerikane në territor armik – një histori që me shumë gjasa do të kalonte nga realiteti në ekranet e kinemasë.

Trump konfirmon shpëtimin e dy oficerëve ushtarakë të zhdukur në Iran

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?