Asgjë nuk zgjidhën.Prapë varësi politike e drejtësisë. U tallën !

Edi Rama e ka mbyllur takimin me Lulzim Bashën akoma pa u takuar! Dy ditë para takimit me kreun e opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Rama ka dhënë sinjale për arritjen e një konsensusi sa i përket reformës në drejtësi, sipas një pazari “milotas”. Por jo vetëm kaq. Ka informacione të besueshme se në selinë blu ka mbërritur “korrieri” nga Rama ku u garanton që përveç miratimit të Reformës sipas  variantit të PD-së me 2/3 dhe ku vetëm PS e PD e bëjnë kuorumin, edhe emrat në institucionet e drejtësisë që do të sjellë PD-ja do të miratohen pa asnjë hezitim. Kjo edhe anasjelltas. Pra duket se 2/3 e votave i sigurojnë vetëm PS-PD, por ka mundësi që Ramës t’i fillojë kriza e numrit 71 deputetë për mbajtur qeverinë,sepse nuk mundet që Basha t’i plotësojë kuorumin qeverisës.

Duke folur në Kongresin e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PIDU), Edi Rama shprehu dakordësi publike për zgjedhjen me 2/3 e votave në Kuvend të krerëve të institucioneve të sistemit të drejtësisë, një pikë e kërkuar me ngulm nga PD-ja. Pra me këtë kthehemi tek fillimi, asgjë nuk ndryshon. Bile emërimet bëhen politikisht sipas numrit të votave në parlament e jo sipas aftësisë dhe ruajtjes së pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Pra një vit u tallën me popullin dhe tani thonë për të dalë larë “m.. me shurr” se po biem dakort. Kësaj i thonë “të dhjerë, por krenarë!”.

“Ne nuk kemi asnjë problem, duan 2/3, atëherë 2/3 le t’i marrin. Neve nuk na intereson fare kjo pjesë. Duan 2/3, duan të jenë edhe ata pjesë, se kanë vënë një kusht që duhet votuar për kandidaturat nga parlamenti me 2/3, sa të jetë gjallë Edi Rama. Nuk mund t’u premtoj që do të vdes kur duan ata, por mund t’u premtoj se derisa të jem gjallë, me 2/3”,- tha  dje Rama.

Por problemi mbetet se kemi të paktën një vit që Shqipëria ka humbur kohë për të ecur para e pa bërë Reforma për shkak të kokëfortësisë së njërës palë. Tani pasi i lodhën e shkatërruan nervat e popullit thonë “dakord” me 2/3 e votave.

Ka dhe një pikë në negociata që është në proces diskutimi dhe që njihet me termin “vendet e rezervuara”. Palët janë duke diskutuar nëse emrat juristëve që do të jenë në krye të institucioneve të reja do propozohen nga shoqatat e pavarura të profesionisëve të drejtësisë, apo do emrat e tyre propozohen nga partitë politike. PD-ja kërkon variantin që juristët të propozohen nga partitë, siç ndodh aktualisht në KQZ, Këshillin e Radio Televizionit Shtetëror . Rama dje nuk foli në mënyrë direkte për këtë çështje,por Basha dhe Berisha në komunikimet që kanë pasur me ndimëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland e kanë paraqitur si opsion. Nëse edhe kjo çëshje vendoset me konsensus PS dhe PD, praktikisht reforma nuk do shënojë asnjë ndryshim në vend. Partitë kryesore marrin me firmë e me vulë edhe emërimet në drejtësi, duke  i kthyer gjykatat vetëm në seksione dhe organizata bazë të tyre. Mund të jetë zhvillim i gabuar, por ndërkombëtarët kanë kërkuar konsensus dhe “dashuria” Rama-Basha mund të prodhojë edhe gjykata me marrëveshje politike. Kjo është e habitshme! Ça pune kanë partitë të propozojnë gjyqtarët, etj sipas votave që kanë në parlament? U bë gjithë kjo luftë një vjeçare që drejtësia të mos kishte fare punë me politikën, por përkundrazi drejtësia ta gjykonte politikën dhe vetveten siç veprohet në SHBA e në BE.

Pra me sa duket u mërzitën edhe ndërkombëtarët e tani po mundohen ta mbyllin këtë histori drejtësie që të dalin sikur i detyruan palët të ulen në tryezë.

 Por kanë bërë një pordhë të madhe !

Prapë sistemi i drejtësisë do jetë i kapur nga politika, bile tani sipas raportit të votave që ka një parti në parlament.

Përveç këtij pazari të momentit të fundit PD-PS-SHBA-BE interesante mbetet loja politike e vjeshtës, pasi sezoni veror do të mbyllet me dyshen plazhiste Rama-Basha, të cilët edhe nën presionin ndërkombëtar, tashmë nuk do ta sakatojnë njëri tjetrin. Do të bëjnë rolin e aktorit, por në thelb kanë rënë dakord që ditën e hënë të dalin të dy të fituar.

Problemi pas të hënës duket se do të fillojë tek PS-ja. LSI-ja e dha shenjën që dje në këshillin bashkiak të Durrësit, ku 13 këshilltarët e LSI-së braktisën mbledhjen dhe vazhdimi i saj ishte i pamundur për shkak të mungesës së kuorumit. E nuk është për “punësimet e premtuara” siç donin disa media ta paraqisnin si një problem interesi vendesh pune. SMS u ka shkuar nga LSI në Tiranë. Papritur një urdhër nga selia blu po në Tiranë bëri që këshilltarët e PD-së të kthehen urgjent në mbledhje që të krijohej numri i nevojshëm për të marrë vendime. PS-PD ranë dakord për vendimet në mbledhje në Durrës, në një qytet shumë të rëndësishëm e ku Basha pati kërcënuar para pak muajsh se do “ta djegim këshillin bashkiak të Vangjush Dakos!”.

Po dje Edi Rama nxitoi tek PDIU e Idrizit ku foli me superlativa dhe la të kuptohej se numri 71 në parlament mund ta bëjë edhe me çamët, ku Mesila Doda mund të jetë ministrja me e re e kabinetit të tij. Pavarësisht aleancës me çamët numri 71 nuk garantohet. Ka mundësi që Kryeministri të kujtojë se në rast krize me LSI ka vetëm dy votat e Blushit e Hafizit kundër brenda partisë, por e vërteta mbetet se janë 5 deputetë të PS-së me Blushin, të cilët dalin në momentin me delikat të fillimkrizës.

Duket se diçka nuk shkon mes PS e LSI. Gjasat janë se do të kemi vjeshtë e dimër të nxehtë mes PS e LSI, duke shkuar edhe me keq se sa mendohet në selinë rozë.

Nëse Reforma miratohet si mosdurim i ndërkombëtarëve dhe si ndarje hiseje mes PS e PD asgjë nuk është bërë. Thjesht që të propozohesh në institucionet e drejtësisë duhet ta keni mirë me Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.

Pse nuk e bëjnë drejtësinë si në SHBA apo në Britaninë e Madhe, apo dhe në Francë e Gjermani?

Ka mundësi që ambasadori Lu e ambasadoresha Vlahutin të jenë stërlodhur duke shkuar herë tek Basha e herë të Rama, duke përdëritur të njëjtin ritual dhe kanë thënë “ Vetëm takohuni dhe të shpëtojmë prej jush !”.

Nëse ndodh siç duket se do të ndodhë asgjë e re nuk ka ndodhur në Shqipëri!

Spiten Prulli

SHKARKO APP