Asnjë politikani nuk ia mban të ndryshojë kursin drejt Lindjes

Propoganda qeveritare po i mëshon faktit se Shqipëria dhe Maqedonia, pas refuzimit të BE, mund të shikojnë nga Rusia, Kina apo Irani!

Bile edhe disa ish-diplomatë të huaj i mëshojnë këtij dyshimi.

Shtyrja e çeljes së negociatave për anëtarësimin në BE të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, nuk është në interes të Bullgarisë, ka deklaruar ish ministri bullgar i Punëve të Jashtme Solomoni Pasi i cituar nga INA.

“Pas vetos së presidentit francez Emanuel Macron, homologu i tij rus Vladimir Putin duhet të ketë porositur një gotë shampanjë. Drejt kujt i shtyjmë Maqedoninë dhe Shqipërinë? A po i shtyjmë ata në duart e Rusisë, Turqisë, Iranit? Vetëm kujtoni atë që bëri presidenti Putin për të parandaluar Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO-s”, deklaroi Pasi.

Por dyshimet e huaja si dhe propoganda qeveritare nuk e zhbëjnë dot drejtimin për në BE dhe partneritetin e ngushtë me SHBA.

Asnjë politikan, i majtë apo i djathtë, rilindas apo gjysëm rilindas nuk ia mban të kthejë timonin në drejtim të Lindjes!

Ndaj qeveria e sotme apo qeveria e nesërme të plotësojë kushtet që duhen për në BE dhe të mos lëshojë urdinë e mediave që ti fusin frikën Brukselit apo edhe më larg se tashmë Rusia apo Kina po turren për Tiranë.

Nuk ndodh ndryshim kursi diplomatik dhe strategjik nga kushdo qoftë në pushtet se nuk i lejon populli, pasi 95 % janë pro BE dhe 99 % pro SHBA.

 

 

SHKARKO APP