AS për Shkencë të Avancuar:Po gjejmë sherimin e kancerit përfundimisht
Shkencëtarët kanë arritur në një nivel të ri sa i përket betejës për të gjetur kurën e kancerit.I fundit është një hulumtim i cili jep shpresa se shërimi i kancerit nuk ka qenë kurrë më afër.
Prova më e rë në këtë rrugë, është bërë duke përdorur qelizat imunitare për të eksperimentuar tek pacientët që janë diagnostifikuar në fazat e para me kancer.Në mesin e dhjetëra pacientëve të cilët kanë pasur vetëm edhe një muaj jetë, në eksperimentin e hershëm që shkencëtarët kanë përdorur duke përdorur qelizat-T në sistemin imunitar që në cak kanë luftimin e kancerit janë arritur “rezultate të shkëlqyeshme”.
Në këtë studim, 94 % e pjesëmarrësve që kanë pasur leukemi akute u janë zhdukur komplet simptomat e mëhershme. Pacientët me forma të tjera të kancerit i janë përgjigjur pozitivisht këtij eksperimenti, i cili ka rezultuar në 80 % me sukses dhe gjysma e të eksperimentuarve në tërësinë e këtij hulumtimi kanë pasur një reagim komplet të suksesshëm.
Rezultatet e këtij hulumtimi janë paraqitur në një konferencë nga Asociacioni Amerikan për Shkencë të Avancuar.
“Kjo është e pashembullt në mjekësi”, thotë hulumtuesi Stanley Riddell, transmeton Gazeta Express.
Si është bërë studimi?
Për të mbikëqyrur reagimin e terapisë së njohur si qeliza-T, mjekët kanë tërhequr krejtësisht qelizat imunitare nga pacientët, duke lënë ata vetëm me një ‘receptor’ molekulash të cilat kanë si cak një lloj të veçantë kanceri, derisa qelizat –T kanë cak infeksionet tjera.
“Ka arsye për të qenë optimist, ashtu siç ka edhe shumë arsye për të qenë pessimist”, thonë shkencëtarët. /Express/