Astrit Patozi, Ramës: Boll me këtë spektakël të shëmtuar duke prit vaksina në aeroport!

Nga Astrit Patozi –

Po boll, mor burrë, me këtë butaforinë e pritjes në aeroport të vaksinave, se e bëre baltë fare!

Edhe ushtarë që ktheheshin nga lufta të ishin, nuk do të kishte qenë nevoja për kaq shumë temenara, që shkëlqejnë nga hipokrizia dhe përdorimi politik për fushatë.

Dhe të mendosh që bëhet fjalë vetëm për një grusht dozash dhe aspak për sasinë që ka nevojë vendi për t’u çliruar nga ankthi i Covid 19.

SHKARKO APP