Astronauti i Apollos thotë se alienët na shpëtuan nga lufta nukleare

 Edgar Mitchell, njeriu i gjashtë që shkeli në Hënë, ka lëshuar një informatë të cilën dikush mund ta cilësojë si të pabesueshme dhe konspirative.Në fillim të vitit 2015, Mitchell tha për Mirror Online se gjatë disa testimeve nukleare, disa anije aliene u shfaqën në retë “kërpudhë” të SHBA-ve të cilat dolën si rezultat i detonimit nga bombat atomike.
Ai beson se ata ishin një ekip i alienëve të cilët po provonin të mësonin fuqitë tona ushtarake.
Ai tha se anijet e alienëve do të godisnin predhat dhe do të parandalonin çdo tentim për të testuar pajisjet e kualitetit të lartë.
Ka shumë pretendime të tjera të ngjashme të raportuara nga zyrtarët e kontrollit të bombave në Paqësor, të cilët shpesh kanë thënë se kanë parë objekte fluturuese duke u sjellë përreth kur ata kanë dashur t’i testojnë bombat.
Por, pse? Nëse pretendimet e Mitchell janë të vërteta, ne duhet t’i zbulojmë arsyet e alienëve. Çfarë dëshironin ata të arrinin me këtë? Ka shumë njerëz të cilët besojnë se ekziston një grup i alienëve të cilët na vizitojnë vazhdimisht.
Kur një gazetar e intervistoi Mitchell, ai e pyeti: Çfarë po bënin saktësisht alienët në Roswell? Ai u përgjigj se beson se ata ishin duke i vëzhguar ata përderisa ishin duke bërë prova bërthamore.
Mitchell vazhdon të përmend se ekzistenca e vizitorëve alien mbahet sekret nga publiku për shkak të frikës së përhapjes së mosbesimit. Më interesantja që Mitchell e tha është fakti se ai thotë që “alienët janë definitivisht duke na mbrojtur neve”, duke u bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe elementet e fuqishme të logjikës dhe arsyes.
Ne kemi hyrë në epokën atomike – nëse alienët po e vëzhgojnë planetin tonë, atëherë ata përfundimisht dëshirojnë që të sigurohen që në këtë planet të ketë paqe, për të mbajtur të sigurt gjithë kozmosin përreth.
Njerëzimi është vetëm një gur i hedhur nga udhëtimet ndëryjore – ndoshta kjo nuk është aspak e paarsyeshme që të besojmë Mitchell, shkencëtarin me dy gradë dhe një doktoraturë në fushën përkatëse, që ndoshta diçka po mbahet e fshehur nga njerëzimi.(Express)

SHKARKO APP