Atentat mafioz në mes të ditës në Shkodër. Plagosen tre persona (VIDEO)
Qyteti i Shkodrës është tronditur ditën e sotme nga një njarje e rëndë. Një vajzë 25-vjeçare dhe një 59-vjeçar nga Shkodra janë qëlluar me armë zjarri paraditen e së shtunës, teksa ishin duke ecur pranë ish-sheshit të 5 Heronjve, në Shkodër.
Përveç tyre, plumbat e qëlluar breshëri goditën edhe shtetasin Donin Lisin, i cili është plagosur në gjoks dhe ndodhet në rrezik serioz për jetën.
Sipas policisë, 32-vjeçari ka qenë shënjestra e vërtetë e këtij sulmi, i ndodhur në mes të qytetit dhe në një moment kur rruga ishte e mbipopulluar. Shënjestra kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga jashtë vendit në qytetin e Shkodrës. Sipas dëshmitarëve, plumbat janë qëlluar nga një automjet me ngjryrë jeshile, i cili më pas është gjetur i braktisur në rrugën e Shirokës.
Policia ka gjetur edhe armën e krimit në një kosh mbeturinash, ndërsa autori i krimit tashmë është identifikuar, sipas policisë dhe po përpiqet të ikë në këmbë drejt Malit të Zi. Në gjithë zonën janë ngritur postoblloqe dhe policia është duke kërkuar pranë kufirit.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në një nga zonat me të frekuentuara të qytetit të Shkodër, në sheshin “Demokracia”. Dy prej viktimave të plagosura ishin kalimtarë dhe nuk kanë pasur asnjë lidhje me ngjarje.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=8JPBI8MANpM” width=”560″ height=”315″]
Kjo video është filmuar vetëm pak sekonda pas atentatit ku siç mund ta shikoni duken qartë personat e plagosur, dhe qytetarët të cilët të tmerruar nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur.