Atmosferë festive dhe panair artizanal, qytetarët mbushin sheshin në Ditën e Verës në Tiranë, Elbasan dhe Durrës

Në Tiranë, Durrës, Elbasan, Dita e Verës është shoqëruar me atmosferë festive, ngjyra dhe aktivitete që kanë mbledhur shumë qytetarë në qendër të qytetit.

Kryeqyteti është tejmbushur me njerëz, të cilët kanë dalë për të festuar dhe për të shijuar motin e ngrohtë.

Ndërkohë sheshi “Liria” u mbush me vizitorë që shijuan koncertin festiv, ndërsa panairi me punime artizanale tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Nuk munguan as ballakumet, ëmbëlsira tradicionale që simbolizon këtë festë dhe që është gjithmonë pjesë e tryezave në këtë ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo festë, e lidhur tradicionalisht me qytetin e Elbasanit, prej vitesh po festohet gjithnjë e më shumë edhe në qytete të tjera të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Durrësi, në vitet e fundit, Ditën e Verës po e kthen në një aktivitet masiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?