Kujdes! Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton se po shpërndahet një mesazh telefonik, që është tërësisht i rremë
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuart se së fundi po shpërndahet shpesh një mesazh telefonik, që është tërësisht i rremë.
“Përshëndetje, ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një mikut tim, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë!”,-shkuhet në mesazhin e rremë.
Ndaj KUJDES! Ju vjedhin të dhënat që keni në celular. Po kështu hakersat po aplikojnë sms mashtruese, por përherë merrni në telefon njerëzit tuaj që të verifikoni nga zëri nëse janë ata apo janë sms mashtruese.
Ja një shembull me sms mashtruese:
-Babi! Më nis 200 mijë lekë me iksin (shkruan emrin) se kam mbetur pa lekë se dua të blejë diçka, se jam në punë e nuk lëviz dot.
Por sms-ja, ndonëse vjen te ti nën emrin e babait (apo emra të tjerë të njohur) që ke shënuar në celeluar, ajo është mashtruese, sepse vjen personi dhe merr lekët e zhduket. Apo më keq kur të lenë takime në iks vend në emër të njerëzve që ti beson dhe njeh, e vetëm kur të dalin të tjerë persona!
KOHA JONË SONDAZH

