Avioni rrëzohet në Mesdhe.Egjiptianët e dinë çfarë ndodhi,por nuk na e thonë!

Shkaqet e rënies së avionit Airbus 320, të Egyptair mbeten mister. 66 vetë në bord kanë humbur jetën, 10 prej tyre ishin pjesë e ekuipazhit.

“Ishte në fazën më të sigurtë të  udhëtimit. Qielli ishte i pastër, mjeti fluturues në gjendje shumë të mirë, ndërsa pilotët të mirëtrajnuar” deklarojnë zyrtarë të Egyptair, në një reagim të parë pasi aksidenti u konfirmua.

Avioni ishte nisur nga Parisi sot në mëngjes, me destinacion Kajron. Fluturimi nisi në orën 11;09 dhe avioni planifikoi të ulej në rreth orës 3:15 minuta.

Siç shihet nga grafiku i itinerarit, avoni udhëtoi edhe mbi Shqipëri, gjatë rrugës për në Kajro. Përllogaritet që të ketë fluturuar mbi hapësirën tonë ajrore, 45 minuta para se të rrëzohej.

Rënia e avionit ka ndodhur në lindje të Mesdheut, pranë ishullit Karpathos. Një sinjal i dobët ka ardhur nga avioni. Dyshohet se ka mbërritur automatikisht nga avioni i  rrëzuar në det.

 “Zona ku ra avioni është e monitoruar mirë nga forcat ushtarake” tha për CNN eksperti i aviacionit, Xhulian Brej. “Ka shumë mundësi që ata (autoritetet egjiptiane) e dinë çfarë ndodhi, por nuk na e thonë”

Në faqen zyrtare te Egyptair në Twitter shkruhet se pasagjerët ishin 15 francezë, 30 egjiptianë, 1 anglez, 1 belg, 2 iraken, 1 kuvajtian, 1 saudit, 1 sudanez, 1 nga Çadi, 1 portuguez, 1 ilgjerian dhe 1 kanadez.

Autoritetet kanë filluar një operacion të gjërë kërkimi për aeroplanin, me shpresën se kutia e zezë do të ndihmojë në gjetjen e shkaqeve të rrëzimit.

Mes autoriteteve egjiptiane dhe atyre franceze janë shkëmbyer ngushëllimet e para për humbjen e jetëve të njerëzve.

SHKARKO APP